Kruarja e hundëve mund të ketë jashtëzakonisht shumë përfitime shëndetësore

Kruarja e hundëve mund të ketë jashtëzakonisht shumë përfitime shëndetësore

Kujdes, konsumumi i tepërt i alkoolit shkakton kancer

Sigurisht, ju mbani mend gjatë gjithë rrugëtimin nga fëmijëria deri më sot. Dhe sigurisht, në çerdhe ose në klasë keni pasur ndonjë fëmijë i cili ka kruar hundët vazhdimisht, ndonse ky iu është dukur jo gjest i mirë e mund të ju duket edhe sot – ata mund të kenë pasur të drejtë.
Siç pohojnë hulumtimet e fundit se dija konvencionale për kruarjen e hundës është krejtësisht e gabuar.

Sipas një profesori të biokimisë në Universitetin e Saskatçevës, kruarja e hundëve dhe ngrënia e “nxjerreve” mund të ketë disa përfitime shëndetësore, sado e gërrditshme të mund të tingëlloj, transmeton Lajmi.net

Emri i profesorit është Scott Napper dhe ai ka hipotezuar këtë gjë.

“Duke konsumuar ato patogjene të kapura brenda mukusit, mund të jetë një mënyrë për ta mësuar sistemin imunitar për atë që rrethohet?

Në mënyrë të çuditshme është bërë një studim për pronat e mukusit tuaj, i cili i jep njëfarë besimi kësaj ideje.

Studimi zbuloi se ka kimikate që hundën tonë, që në fakt mund të ndihmojnë në mbrojtjen e dhëmbëve nga bakteret që mund të shkaktojnë dëmtimin e dhëmëve. Megjithatë, për të funksionuar ky sistem, duhet që ato të kalojnë nëpër gojët tona. Megjithëse gjetjet e studimit tregojnë në një drejtim disi të ndryshëm nga hipoteza e Napper, ato duket se sugjerojnë se ka më shumë detaje këtu sesa që mendojmë.

Dhe kështu, ndoshta edhe më shumë për kruarjen e hundëve sesa që ne mund të mendojmë!

Në përgjithësi, shkenca fillon të ndryshojë mendjen për atë që është menduar gjithmonë në të kaluarën si një sjellje problem.

Sipas profesorit Friedrich Bischinger, një specialist i mushkërive, nuk duhet të ketë vërtet turp apo stigmë shoqërore për të mbledhur nga hundët tona, sepse ato mund të jenë një mënyrë e shkëlqyeshme për ta forcuar sistemin tonë imunitar./Lajmi.net./

COMMENTS