Kryediplomati francez tregon çfarë kishin bërë ditën kur u arrestua Gjuriq

Kryediplomati francez tregon çfarë kishin bërë ditën kur u arrestua Gjuriq

Fati tragjik i biznesmenit shkodran, del në ballkon dhe bie nga 5 kate lartësi

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca është ankuar për incidentin e 26 marsit, kur shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ishte arrestuar në Mitrovicën e Veriut.
“Franca ka intervenuar menjëherë, ambasadori ynë në Kosovë menjëherë ka ndërhyrë për Gjuriqin”, ka thënë Le Drian, në një konferencë për media në Beograd, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur më tej për Kosovën, kryediplomati francez ka thënë se marrëveshja e Brukselit është “e mirë dhe duhet të zbatohet”, njoftojnë mediat serbe.

Le Drian po ashtu ka deklaruar se reformat ekonomike dhe gjyqësore janë të nevojshme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai ka paralajmëruar një vizitë në Serbi nga presidenti francez, Emmanuel Macron, para fundit të këtij viti.

E, presidenti serb, Vuçiq, ka thënë në konferencën për media se Serbia dhe Franca janë mike të vërteta të njëra-tjetrës. /Express/

COMMENTS