Kryetari Ahmeti ka një apel për qytetarët

Kryetari Ahmeti ka një apel për qytetarët

Arbëria në Ligën e Parë

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kërkon nga të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen drunjët dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit.

“Ne po bëjmë përpjekje të mbjellim sa më shumë drunjë, dhe na duhet ndihma e të gjithëve që të kujdesemi për të ruajtur dhe shtuar sa më shumë gjelbrim në qytetin dhe vendëbanimet e Komunës së Lipjanit. Ditëve të fundit kemi vazhduar me mbjelljen e drunjëve edhe në disa hapësira në fshatin Dobrajë të Madhe, Banullë, Gadime e do vazhdojmë edhe në vendbanime të tjera në mënyrë që shtojmë gjelbërim sa më shumë, por gjithsesi na duhet të gjithë të jemi të përkushtuar në ruajtjen dhe kultivimin e të gjitha hapësirave dhe drujëve dekorativ”, tha Kryetari Ahmeti

Ai po ashtu shtoi se, kushdo që dëmton drunjtët dekorativ, vepron në dëm të interesave publike dhe dëmton rënd ambientin. Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente të rendit.

COMMENTS