Kryetari Ahmeti ka pritur majorin e KFOR-it Turk Bylent Kuzucu

Kryetari Ahmeti ka pritur majorin e KFOR-it Turk Bylent Kuzucu

Hallaqi i Madh dhe Kroishta dërgojnë sinjale të mira për LDK-në (Foto)

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur majorin e KFOR-it Turk Bylent Kuzucu i shoqëruar me përfaqësues të tjerë të KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.

Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, i ka uruar punë të mbarë majorit të ri Kuzucu, ndërsa majorit të cilit i ka përfunduar mandati i ka uruar suksese në detyrat e tij të ardhshme.

Majori Bylent Kuzucu është shprehur i kënaqur me mirëpritjen nga ana e Kryetarit Ahmeti si dhe e ka uruar atë për fitoren në zgjedhjet lokale. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për projektin që ka të bëjë me fasadimin dhe meremetimin e objektit të Komunës.

COMMENTS