Kryetari Ahmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë ALKE ITALIA

Kryetari Ahmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë ALKE ITALIA

Kaleshi: Respekt maksimal për Tefik Çangën, por ne do ta fitojmë ndeshjen

Kryetari Komunës së Lipjani, Imri Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Shkelzen Hajdini dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilir Tasholli, sot kanë pritur përfaqësuesin e kompanisë ALKE Italia, Ragip Berisha, me të cilin kanë diskutuar rreth Zhvillimit Ekonomik përmes zhvillimit të Bujqësisë si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes ALKE Italia dhe Bujqve Lipjanas rreth mbjelljes së bimës ALKENGI.
Ragip Berisha, përfaqësues i firmës ALKE Italia informoi Kryetarin Imri Ahmeti se kjo kulturë bimore është shumë profitabile dhe shumë e kërkueshme në treg, bimë kjo e cila prodhimtarinë e saj e ka deri 20 mijë kilogram, ku ka shitjen e garantuar.
Kryetari Ahmeti ofroi bashkëpunim kështu duke ofruar konsultim publik me bujqit me qëllim të njohurive rreth kësaj kulture bimore, dhe mundësive të bashkëpunimit mes kompanisë dhe bujqëve lipjanas, njofton faqja zyrtare e Komunes.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

COMMENTS