Kryetari Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Këshillit të Europes nga programi për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komuniteteve Rom dhe Ashkali

Kryetari Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Këshillit të Europes nga programi për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komuniteteve Rom dhe Ashkali

Ahmeti, kemi detektuar të gjitha mundësitë e së ardhmes së Lipjanit

Kryetari Komunës, Imri Ahmeti i shoqëruar nga Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Lipjanit, Lulzim Qerimi, sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Europes në kuadër të programit për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Komunën e Lipjanit.

Në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes komunitetit dhe insitutcioneve të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Ahmeti gjatë këtij takimi ka potencuar se ky vit është më i suksesshmi që Komuna e Lipjanit ka bërë për komunitetin RAE, në përkujdesjen e mirëqenies së tyre.

Nga ana tjetër Përfaqësuesit nga programi i Këshillit të Europes thanë se Komuna e Lipjanit është njëra nga komunat më bashkëpunuese në nivel vendi, shkruan faqja zyrtare e Komunës.Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS