Kryetari Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve

Kryetari Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve

Blerim Duriqi – Jeton Gashit: Ke marrë 1.000 euro pagë, e largove klubin nga liga

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka zhvilluar sot një takim me shefat e sektorëve të Komunës me qëllim të një kordinimi sa më të mirë në realizimin e detyrave të punës me të cilën ata janë të ngarkuar.

Kryetari Ahmeti gjatë këtij takimi ka kërkuar nga shefat e sektorëve të kenë rolin që ju takojnë në mënyrë që përgjegjësitë e tyre mos t’i bartin tek drejtori i Drejtoratit apo edhe të Kryetari i Komunës. Kryetari Ahmeti po ashtu ka kërkuar që të punohet konform rregullativës ligjore dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar Komunës të trajtohen drejtë dhe pa bërë dallime.

Në këtë rast shefat e sektorëve gjatë këtij takimi kordinues kanë paraqitur disa kërkesa lidhur me nevojat në sektorët e tyre përkatës.

COMMENTS