Kryetari Ahmeti pret fituesin e garave me xhipa Bujar Troshupa

Kryetari Ahmeti pret fituesin e garave me xhipa Bujar Troshupa

Mbani mend emrin: Apollon Ajeti

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka pritur BujarTroshupen fitues e garave me automjete të rënda apo siç njihen edhe si xhipa sportivë, gara këto të cilat u zhvilluan dje në Ferizaj dhe u organizuan për herë të parë në Kosovë.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar fituesin e kësaj gare dhe u shpreh i lumtur që një pjesëmarrës nga Komuna e Lipjanit ka arritur ta zë vendin e parë në këto gara të veçanta. Kryetari Ahmeti i ka uruar Bujarit suksese në të ardhmën edhe pse ky sport ende nuk është mjaft i njohur në vendin tonë.
Në këtë garë me xhipa të organizuar në Ferizaj kanë marrur pjesë edhe klube të këtij sporti nga Shqipëria , Maqedonia dhe Mali i Zi të cilët e kanë vlerësuar si shumë të mirë mikpritjen dhe organizimin. Këto gara u organizuan nga Klubi Off Road Kosova “Kastrioti”.

Video Player

COMMENTS