Kryetari Ahmeti pret në takim zëvendësministrat Emini dhe Gecaj

Kryetari Ahmeti pret në takim zëvendësministrat Emini dhe Gecaj

Lipjani e nis ditën mbarë/ Shërohet një tjetër pacient, asnjë rast i ri qe dy ditë me COVID-19

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi sot kanë pritur në takim, Zëvendësministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini dhe Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me gjendjen aktuale të menaxhimit dhe zbatimit të masave kundër virusit COVID – 19, si dhe nevojave të shfaqura në Komunën e Lipjanit lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar.
Po ashtu vlerësua se Policia e Kosovës krahas angazhimit në këtë periudhë, njëkohësisht është duke u përkujdesur për situatën e përgjithshme të sigurisë.
Në Komunën e Lipjanit u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e qetë.

COMMENTS