Kryetari Ahmeti: T’i ruajmë asetet dhe investimet e deritanishme, janë pasuri e jona e përbashkët

Imri-Ahmeti98

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti së bashku me përfaqësuesit e projektit DEMOS, sot në parkun e qytetit “Ismet Asllani”, kanë përuruar art instalacionin që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për një ambient më të pastër, të sigurtë dhe të shëndoshë për të gjithë.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka falenderuar përfaqësuesit e projektit DEMOS për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve në Komunën e Lipjanit, si dhe profesorin Avni Qeriqi dhe nxënësit për realizimin e këtij projekti të përbashkët.
“Mesazhi që përqohet është në kuadër të projektit tonë për ruajtjen e aseteve dhe investimeve të deritanishme. Ky mesazh vetëdijësues duhet të shpërndahet tek të gjithë në mënyrë që të ndërpritet një lloj vandalizmi në dëmtimin e pasurisë tonë të përbashkët. Më vjen mirë që këtë ide sensibilizuese për ruajtjen e ambientit e kanë edhe nxënësit së bashku me profesorin dhe po besoj që kjo fushat do të duhej të vazhdoj edhe në të ardhmën, për të kultivuar një kujdes akoma më të shtuar ndaj ruajtjes së investimeve që po bëhen”, – tha kryetari Ahmeti.
Ky projekt është mundësuar nga Komuna e Lipjanit me përkrahje nga organizata Helvetas – projekti DEMOS dhe është realizuar nga nxënësit e shkollave fillore nën udhëheqjen e arsimtarit Avni Qeriqi.Image may contain: 3 people, people standing, wedding, suit and outdoorImage may contain: 10 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 9 people, people smiling, people standing, suit and outdoorImage may contain: 5 people, wedding, crowd, tree, child and outdoorImage may contain: 5 people, crowd, tree and outdoor

Të ngjashme

By