Kryetari Ahmeti viziton kompaninë DINO me mbi 420 punëtor

21727964_1640047052673767_8386364578866429230_n

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka vizituar kompaninë DINO, ku është pritur nga drejtori i kompanisë Abedin Salihu dhe stafi i tij, të cilët e informuan Kryetarin Ahmeti për afarizmin e kompanisë DINO.

 

Me këtë rast Abedin Salihu ka felenderuar Kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij në heqjen e taksave për biznese si dhe në krijimin e lehtësirave të tjera për të bërë biznes, duke e trajtuar biznesin si partner në zhvillimin e vendit.

Ndërsa Kryetari Ahmeti ka përgëzuar kompaninë DINO për sukseset e shumta në afarizëm, duke thënë se kompania e cila ka mbi 420 punëtor siç është kompania DINO meriton mbështetjen edhe më të madhe në krijimin e lehtësirave edhe më të mëdha në drejtim të zhvillimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të biznesit në Komunën e Lipjanit.

“ne do të vazhdojmë edhe më tutje që bizneset private t’i shohim promotor të zhvillimit të vendit tonë dhe krijimi i ambienteve të të bërit biznes është ndër prioritetet tona të veçanta në drejtim të gjenerimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë i pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë kësaj vizite bërë këtij biznesi.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Të ngjashme

By