Kryetari Ahmeti vozit traktorin në Lipjan

Kryetari Ahmeti vozit traktorin në Lipjan

Edhe Magurja e përfshirë në frymën për LDK-në

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar një bujk në fshatin Dobrajë të Komunës së Lipjanit.

Ai me këtë rast ka nisur edhe të mbjellat, duke hipur në traktor dhe e vozitur bujkun.

Ahmeti pasi ia dha një rënd tokës bujqësore me traktorë tha se kujdesi për bujqit duhet të bëhet edhe gjatë periudhes së mbjelljes, jo vetëm gjatë kohës së korrje-shirjeve.

Ai tutje ka shtuar se bujqësia është një sektor mjaftë i rëndësishëm dhe mbështetja është rritur dukshëm në vitet e fundit, gjë që ka dhënë rezultate me rritje të prodhimit.

“Kohë vjeshte, kohë e të mbjellurave🌾🌾
Bujqësia është një sektor mjaftë i rëndësishëm dhe mbështetja është rritur dukshëm në vitet e fundit, gjë që ka dhënë rezultate me rritje të prodhimit, për të arritur synimin që të zëvendësohet importi dhe të shtohet sa më shumë konsumi i prodhimeve vendore.

Kushtet e volitshme atmosferike, kushtet tjera për mbjellje janë disa faktor të rëndësishëm për bujqit që sa më shumë të punohet toka.
Kujdesi për bujqit duhet të bëhet edhe gjatë periudhes së mbjelljes, jo vetëm gjatë kohës së korrje-shirjeve”, ka shënuar Ahmeti.

COMMENTS