Kryetari Ahmeti ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

Kryetari Ahmeti ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për vjedhje të shërbimeve komunale

Nuk është e zakontë që kryetarët e komunave të marrin pak kohë pushim larg nga rrjetet sociale.

Së fundmi është kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që disa ditë është distancuar nga rrjetet sociale, një gjë e tillë në praktikë nuk është parë më heret nga kryetari.

Nga data 2 nëntor, ai nuk është parë as në faqen zyratare të komunës së Lipjanit dhe as në faqen e tij zyrtare.

Edhe pse janë plasuar punimet që kanë përfunduar nga komuna e Lipjanit, mirëpo ishte nënkryetari ai që i përuroi.

Gjithashtu Ahmeti ka plasuar disa fotografi të punimeve që janë duke u përfunduar në faqen e tij zyrtare, mirëpo ai nuk shihet askund aty.

Nuk dihet shkaku i kësaj ‘zhdukjeje’, por shpresojmë që kryetari Ahmeti të rikthehet shpejtë./Ulpianapress/

COMMENTS