Kryetari Ahmeti uron Vitin e Ri: Le të lutemi që Viti Ri të sjell fat e mbarsi në familjet tuaja e në vendin tonë

Kryetari Ahmeti uron Vitin e Ri: Le të lutemi që Viti Ri të sjell fat e mbarsi në familjet tuaja e në vendin tonë

Veseli, në Lipjan do të kemi fitoren ma spektakolare

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar festen e ndërrimit të moteve.

Duke bërë një prezantim të atyre çfarë pritet të bëhen të prekshme pas më pak se 10 orësh, kur viti 2019 të ikë e të vijë viti 2020, Ahmeti përmendi gjithashtu edhe ato që janë arritur deri më sot, njofton Ulpianapress.

Urimi i plotë i kryetarit Ahmeti:

“Të dashur qytetar

Me rastin e festes së ndërrimit të moteve e ndjej thellësisht obligimin tim falënderues për punën, angazhimin dhe përkrahjen tuaj gjatë vitit që po kalon.
Ndonëse shume punë, angazhime dhe sfida ne u përkushtuam fort, e me dinamikë dhe korrektësi të realizojmë shumë punë gjatë vitit që po e lëmë pas.
Është shënuar progres, por kemi akoma shumë punë për të bërë.
Para nesh janë shumë sfida dhe punë të cilat mundemi shumë më shumë ti realizojmë dhe avancojmë se sa në vitin që po e kalojmë. Është e mundur, e kemi për detyrë të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë për familjet tona, për Komunën tonë, për vendin tonë.
Le të vazhdojmë bashkë me punë të bëjmë më të mirën e mundur për vendin tonë. Me vullnet e përkushtim mundemi bashkë të kalojmë sfidat.

Të dashur qytetar,
Le të lutemi që Viti Ri të sjell fat e mbarsi në familjet tuaja e në vendin tonë.

Gëzuar vitin e Ri 2020!

I juaji,
Imri AHMETI”.

COMMENTS