Kryetari i Ahmeti: Rruga Magure-Lipjan është nën përgjegjësin e Ministrisë së Infrastrukturës

Kryetari i Ahmeti: Rruga Magure-Lipjan është nën përgjegjësin e Ministrisë së Infrastrukturës

Kryetari Ahmeti sot ka mbajtur takimin konsultativ me drejtorët e Drejtorateve Komuale

Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka sqaruar se rasti i rrugës, Magure-Lipjan është nën përgjegjësin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ministria ka menaxhuar këtë projekt sepse është rrugë regjionale dhe kontraktimin, mbikqyrjen dhe financimi i kësaj rruge është tërësisht nën përgjegjësin dhe administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Çdo tentim i veshjes së përgjegjësisë dikujt tjetër është i padrejt, jo real dhe tendencioz, njofton Ulpianapress.

Ne edhe me këtë rast bashkëndjejmë pakënaqësin tonë krahas me qytetarët për neglizhencën dhe papërgjegjësin e kompetentëve në realizimin e këtij projekti”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sqarim

Më duhet përseri të informojmë qytetarët që rasti i rrugës, Magure-Lipjan është nën përgjegjësin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ministria ka menaxhuar këtë projekt sepse është rrugë regjionale dhe kontraktimin, mbikqyrjen dhe financimi i kësaj rruge është tërësisht nën përgjegjësin dhe administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Çdo tentim i veshjes së përgjegjësisë dikujt tjetër është i padrejt, jo real dhe tendencioz.
Ne edhe me këtë rast bashkëndjejmë pakënaqësin tonë krahas me qytetarët për neglizhencën dhe papërgjegjësin e kompetentëve në realizimin e këtij projekti.
Ne mbështesim çdo kërkesë në drejtim të përfundimit sa më parë të kësaj rruge sipas kualitetit dhe standardeve të kontraktuara.

COMMENTS