Kryetari i Lipjanit, ndër më të “varfrit”, ja sa para i ka në bankë Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit, ndër më të “varfrit”, ja sa para i ka në bankë Imri Ahmeti

E vërteta e Kryetarit Imri Ahmeti për dorëheqjen e ish-Drejtorit të Shëndetësisë

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar sot listën e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të vendit.

Në deklarimin e tij, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar pasuri modeste, shkruan Ulpianapress.

Kështu, Ahmeti ka bërë të ditur se ka një shtëpi (trashëgim,vetëkontribut) 162 metra katrorë, e cila kap vlerën e 80 mijë eurove, oborr (trashëgim) në vlerë prej 30 mijë eurove, truall (trashëgim) 20 mijë euro, tokë (trashëgim) 60 mijë euro dhe banesë (vetëkontribut) në vlerë prej 75 mijë euro.

Tutje, ai ka deklaruar një veturë të tipit Golf 7 të vitit 2007-18 të femijëve, që kushton 13 mijë e 500 euro, si dhe një Golf 4 që ka vlerën e 4 mijë euro.

Po ashtu, kryetari i Lipjanit ka theksuar se në bankë ka të kursyera 7 mijë e 500 euro.

Sa i përket punës si kryetar i Lipjanit, ai ka deklaruar se merr pagë mujore mbi 1 mijë e 300 euro, derisa nga mëditjet merrë 900 euro. /Ulpianapress/


COMMENTS