Kryetari i Lipjanit: Shqipdoni dyshohet se ka vrarë veten, ka lënë një video në telefon

Kryetari i Lipjanit: Shqipdoni dyshohet se ka vrarë veten, ka lënë një video në telefon

Përfundojnë takimet buxhetore lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i ftuar në Pressing të T7, ka folur edhe për vdekjen e 24-vjeçarit, Shqipdon Aliut, trupi i të cilit u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se kjo çka ka ndodhur është fatkeqësi dhe se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Kjo çka ka ndodhur është një fatkeqësi. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe qytetarët e Gadimes nga Lipjani”, ka thënë Ahmeti.

COMMENTS