Kryetari i PDK-së së Lipjanit përkujton të rënët në Masakrën e Sllovisë

Kryetari i PDK-së së Lipjanit përkujton të rënët në Masakrën e Sllovisë

Hyzer Rizani zyrtarisht kandidat për kryetar të PDK-së së Lipjanit

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan, Hyzer Rizani së bashku me kolegë të partisë përkujtoi të rënët në Masakrën e Sllovisë, në 20 vjetorin e kësaj masakre, si dhe nderuan jetën dhe veprën e Agron Faik Gashi dhe Zylfije Faik Gashi në Tëbrovc.

Rizani theksoi se amaneti i Zylfijes dhe të gjithë të rënëve, për një Kosovë të pavarur tashmë është jetësuar.

“Amaneti i Zylfijes dhe të gjithë të rënëve, për një Kosovë të pavarur tashmë është jetësuar. Ne dhe gjeneratave që vijnë pas nesh na mbetet obligim i përjetshëm, puna, dashuria dhe përkushtimi që ta ruajmë dhe zhvillojmë në vazhdimësi Kosovën tonë, për të cilën është sakrifikuar me shekuj të tërë”./Ulpianapress

COMMENTS