Kryetari Imri Ahmeti ka pritur ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa

Kryetari Imri Ahmeti ka pritur ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa

Kadri Veseli: Lipjani gjithmonë ka qenë me vlerat dhe Ismeti duke qenë njeri me vlera, qytetarët do t’ia japin besimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka pritur Ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa me bashkëpunëtorë, ku temë diskutimi ishte kultivimi i kulturave të ndryshme bujqësore në Komunën e Lipjanit si dhe dëmet e shkaktuara nga breshëri sidomos në kohët e fundit.

Kryetari Ahmeti, njoftoi ministrin për punët që po bëhet nga komuna për t’i përkrahur kultivuesit bujqësor dhe në të njejtën kohë ka kërkuar nga ministri Mustafa që të shfrytëzoj çdo mundësi për përkrahjen e fermerëve të Komunës së Lipjanit, si potencial i fuqishëm prodhues në vend.

Nga ana tjetër Ministri i Bujqësisë Mustafa ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e fermerëve të Komunës së Lipjanit duke stimuluar motivin e fermerëve për zhvillimin e pasionit të tyre dhe rritjen e prodhimtarisë në nivel vendi si parakusht për zhvillim.

Po ashtu ministri Mustafa ka theksuar përmes vizitave që po ju bëjmë komunave po shohim nga afër gjithë aktivitetin bujqësorë që po bëhet në terren, në këtë mënyrë dua të jem sa më afër fermerëve për t’i motivuar edhe më tej ata që të vazhdojnë punën për të rritur prodhimtarinë bujqësore dhe në kuadër të kësaj mbështetje do të ketë subvencione dhe grante, të cilat do të lehtësojnë dhe do të avancojnë këtë prodhimtari vendore.

Kryetari Imri Ahmeti së bashku me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa kanë vizituar disa fermer të Komunës së Lipjanit dhe parkun Nacional Blinaja.

COMMENTS