Kryetari Rizani ekspert i futbollit (Foto)

Kryetari Rizani ekspert i futbollit (Foto)

Rizani i uron shërim të shpejtë Kadri Veselit

Pasi dëshmoi aftësitë e tij në politikë,
kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani, ai sot demonstroi edhe një afinitet të panjohur deri më tani për publikun.Atë të ekspertit të futbollit.

Në këtë cilësi, kryetari Rizani vizitoi sot Shkollën e Futbollit “Minatori”, e cila veprimtarinë e saj e kryen në Magurë, njofton Ulpianapress.

Mirëpo, e panjohura për publikun mbetet, nëse Rizani ka luajtur ndonjëher futboll, apo ka vijuar ndonjë kurs për trajner të futbollit.

“Të nderuar bashkëqytetar të Komunës së Lipjanit, sot pata nderin dhe kënaqësinë ta vizitoi shkollën e futbollit “Minatori” në Magurë ku vërejta një angazhim të shtuar të stafit të kësaj shkolle për t’i edukuar të rinjtë që merren me sport. Sporti duhet të jetë prioritet i të gjithë institucioneve lokale dhe qendrore, prandaj stafi i kësaj shkolle e meriton një falënderim dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin që po e bëjnë për brezat e rinj”.


COMMENTS