KTHEHET NJË PREJ SËMUNDJEVE MË TË RREZIKSHME

KTHEHET NJË PREJ SËMUNDJEVE MË TË RREZIKSHME

Pastërtia është gjysma e shëndetit, mirëpo kjo nuk do të thotë se të gjitha bakteret janë të dëmshme

Epidemia e re e ebolës ka shkaktuar alarm në Afrikë, tashmë janë regjistruar 17 raste të vdekjes.
Kthehet një prej sëmundjeve më të rrezikshme
Republika Demokratike e Kongos është ballafaquar me epideminë e re të ebolës e cila tashmë i ka marrë 17 jetë në krahinën Ekuador, në verilindje të vendit, ka publikuar të martën ministria e shëndetësisë e këtij vendi.

“Deri më 3 maj ministria e shëndetësisë ka regjistruar 21 raste të etheve të përcjella me gjakderdhje dhe 17 raste të vdekjes”, pretendon ministria në kumtesë, transmeton Insajderi.com.

Kjo është epidemi e nëntë në RD të Kongos prej zbulimit të këtij virusi në këtë vend në vitin 1976. Qeveria ka zhvilluar një plan për luftë kundër kësaj epidemie, transmeton AFP.

Ekipi i ministrisë së shëndetësisë, me përkrahje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Mjekëve pa kufij (MSF) ka arritur në qytetin Bikoro, epiqendër e epidemisë. Sëmundja është zbuluar në rajonin pyjor ekuadorian, i cili kufizohet me Republikën e Kongos, rreth 600 km në veriperëndim të Kinshasës.

WHO pretendon se do të mbledhë mostrat e reja dhe të sensibilizojë popullatën për kontroll preventiv, ka thënë drejtori i kësaj organizate për Afrikë, dr. Matshidiso Moeti.

Epidemia e fundit e ebolës në RD të Kongos ka qenë në vitin 2017 dhe shpejt u vë nën kontroll, dhe sipas të dhënave zyrtare atëbotë kanë vdekur vetëm 4 persona. Epidemia e tmerrshme e ka goditur Afrikën Perëndimore në mes të viteve 2013 dhe 2016 kur kanë vdekur 11.300 persona, dhe gjithsej janë shënuar 29.000 të prekur nga kjo sëmundje prej të cilëve më shumë se 99 për qind ishin në Guine, Liberi dhe Sierra Leone./Insajderi.com.

COMMENTS