Ku mbahet sivjet Kampionati Botëror i futbollit?!…

Ku mbahet sivjet Kampionati Botëror i futbollit?!…

Tri variantet që mund të prodhojnë zgjedhjet për Lipjanin!?

Shkruan: Arian Duriqi

Ishte nisur në drejtimin tim dhe krejtësisht i paftuar po ulej në tavolinën ku unë dhe një mik imi nga Egjipti po flisnim për tema aktuale dhe gjithsesi edhe për futbollin.
Pas një përshendetjeje u ul në tavolinën tonë dhe duke më pyetur në shqip se nga ishte miku im me të cilin po rrija e kuvendoja bashkë, pasi luhati supet u kyç direkt në temën e futbollit, sepse me gjasë kishte dëgjuar dy nga tri fjalë e fundit se po flisnim rreth topit.

“Ku po mbahet sivjet kampioni (kampionati vërejtja ime) botëror i futbollit bre se bash po kam qef me përcjell”, pyeti ai, fatmirësisht në shqip, sa për mos ta dëgjuar egjiptasi.

Unë iu përgjigja se vendet organizatore te kompeticioneve si ky sivjet paracaktohen shumë vite më herët, ndaj edhe Rusia ishte e përzgjedhur bukur herët për këtë eveniment. Para 8 vjetësh. Ashtu sikur sot u vendos që Botërori i vitit 2026 të mbahet në tri shtete: Amerikë, Meksikë dhe Kanada.

“Vallah masi koka në Rusi bash po pritojsha me kqyr, a nuk patën ku me organizu kampionin (kampionatin unë) a veq në Rusi a. I tuten rusit pom doket fort”, ai vazhdoi ta përziejë çdo panjohuri të tij me gjithçka tjetër.

E, inistimin e tij që ta mbajë përzier futbollin me politikë dhe të shpalos krejt padituritë e tij e ndërpreva me: “Ikëm se kemi termin të rëndësishëm, bile jemi pak vonë”.

Me thanë krejt drejtë, ashtu sikur kishte me më trullos koka shumë sikur mos ta shikoja një ndeshje të Botërorit, kishte me më trullos koka njëjtë sikur ta vazhdoja edhe 2 minuta muhabetin e neveritshëm me atë tipin, i cili nuk ishte aspak mjeshtër të maskonte paditurinë e tij.

Megjithatë, Rusia do të jetë nikoqire e kësaj ngjarjeje sportive nga 14 qershori deri më 15 korrik. Lojërat do të zhvillohen në 11 qytete të saj, përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Soçin.

“Rusia dëshiron t’i dëshmojë botës se është një vend i hapur, ku njerëzit mund të shkojnë dhe të festojnë për futbollin”, tha
Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino.

“Nuk kam parë kurrë një vend që bën aq shumë për t’i mirëpritur tifozët, me transport pa pagesë dhe pa viza”, shtoi ai.

Rusia ka qenë nën vëzhgim të kujdesshëm para turneut për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut, huliganizmin dhe incidentet raciste gjatë ndeshjeve.

Por, Infantino tha se fokusi i turneut do të jetë futbolli dhe jo politika.

U ktheva të nesërmen në të njëjtën kafiteri, në të njëjtën kohë dhe me egjiptianin e njëjtë, por i padituri nuk dukej gjëkundi. Mirë që nuk ishte.
E, festivali më i madh i futbollit po nis. E shikoi ai apo jo, aty garantohet spektakli që ofron loja më e popullarizuar në botë dhe jo politika e poshtër.

Gjermania, Brazili dhe Franca, favoritë të mdhenjë.

COMMENTS