Kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, vendimi i parlamentit të Holandës

Kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, vendimi i parlamentit të Holandës

Pse Daut Haradinaj nuk kishte vendosur maskë në daljen e parë publike të UÇK-së? (Video)

Teksa Shqipëria pret një vendim për hapjen ose jo të negociatave, vendim që pritet të jepet më datë 28 qershor, një lajm i keq vjen nga parlamenti i Holandës.

Mësohet se sot është vendosur me shumicë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

I njëjti vendim është marrë edhe për Maqedoninë, me 125 vota kundër hapjes së negociatave dhe 20 pro.

Sipas tyre rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë.

Përpos Holandës skeptike për të dhënë një votë pro Shqipërisë janë edhe Franca dhe Gjermania./Gazeta Express

Zyrtarë të lartë holandezë ishin shprehur edhe më herët kundër propozimit të bërë nga Komisioni Europian. Në të njëjtën linjë duket edhe Franca ndërsa Gjermania deti tani shkon në favor të hapjes së negociatave me kushte.

COMMENTS