Kur Janjeva ishte e shtruar në kalldrëm, qytetarët e Parisit ecnin në baltë

Kur Janjeva ishte e shtruar në kalldrëm, qytetarët e Parisit ecnin në baltë

Stuhi me shi në Lipjan

Dikur kur Janjeva ishte e shtruar ne kalldrëm e kocka guri Parisi i sodit ecte ne balt.

Por sot e vetmja çka ka mbetur nga ajo botë janë shtëpitë gjysme të rrënuara e kalldrëmet e shkapërderdhur.

Qyteza e cila dikur bënte jehon shkaku i zejeve të vjetra qe ishin përpunimi i metalit krejt çka ka mbetur nga ajo kohë janë gërmadhat e banor të vjetër të cilët tashmë janë të harruara nga koha.

Kjo është Janjeva e shkollës se par shqipe, Janjeva e mësuesit te pare, At Shtjefen GJeqovi dhe patrioteve te tjerë kombëtar.

Mbijetesa e vetëm nga ajo periudhë është kisha, që gjendet në majë të një kodre në Janjevë.

Një kishë që tregon historitë më pamjen e saj mbresëlënës brenda.

Nga këtu të duhen vetëm disa minuta ecje dhe zbret në qendrën e qytezës.

Rrugës nuk është e zakonshme të takosh shumë njerëz. Në qendër, shihet numri i paktë i shitoreve dhe kafeneve.

Ata pak banorë të vjetër që kanë mbetur kujtojnë me nostalgji atë kohen e artë të Janjevës.

E po më një admirim kujtojnë kohen kur në Janjevë shumica e popullatës punonin ne fabrikën e përpunimit te metalit, Metaliku” qe dikur kishte emër në tërë vendin e sot ka mbetur vetëm një kujtesë në mendjen e atyre që jetuan në atë kohë.

Vendi që ishte i mbush më 6 nacionalitete të ndryshme e ku dominoni ata Kroat, sot në dyert e shtëpive të cilat i kanë rezistuar kohës kanë mbetur vetëm të moshuarit.

Të rinjtë tashmë kanë marrur rrugën e kurbetit.

Këtu nuk ka perspektiv për rini andaj dhe qyteza është braktisur thotë një nga ata pak të rijnë që ka mbetur në qytezën e bukur të Kosovës.

Rrëfimi i atyre pak banorëve që kanë mbetur në këtë pjesë është i trashte.

Vendi që dikur ishte më i civilizuari sot nuk ka as ujë të pijshëm.

Të harruar nga dora e njeriut e ndoshta edhe nga vetë koha, Janjeva tashmë ka mbetur një kthese në kohen e lashtë, ndonëse vendi gjendet jo shumë kilometra largët Prishtinës./V.Selimi/arbresh.info/

COMMENTS