Kur shpifësi të quan shpifës

Granit-Duriqi

E tmerruar nga trendi i ikjes së aktivistëve të saj, ku vetëm brenda katër ditëve të fundit, dy kandidatë për këshilltarë komunalë u tërhoqën nga lista e saj, Vetëvendosje, si adresë faji për ta zbrazë vrerin për këtë shkapërderdhje, paska gjete gazetën Ulpianapress, madje duke e quajtur si portal shpifës, dhe që për shef të sajin e paska Imri Ahmetin, kryetarin aktual të Lipjanit.

Me të ardhë gjynah prej mjerimit, kur sheh, katandisjen e këtij subjekti në mentalitetin paranojak, që gjason me disa familje, që kur punët e shtëpisë u shkojnë për së prapthi, fillojnë të besojnë se kanë të bame (magji) nga dikush dhe për shpëtim turren drejt hoxhës për me iu fry në fytyrë.

Megjithate parë nga këndvështrimi i tyre, Vetëvendosje ka plotësisht të drejtë, sepse shpifjet e gazetës Ulpianapress ndaj këtij subjekti janë evidente. Ulpianapress ka shpifur kur publikoi tërheqjen e kandidatëve të këtij subjekti nga lista e kandidatëve për këshilltarë. Madje, shpifja bëhet edhe më e dënueshme, kur gazeta këto ikje i argumentoi me postimet e vetë kandidatëve, të cilët japin arsyetimet e ikjes nga ky subjekt.

Vetëm heshtja e gazetës se lista e Vetëvendosjes gjithnjë e më shumë po tkurret nga kandidatët për këshilltarë komunalë, aq shpejt, sa nëse trendi i ikjes vazhdon me këtë ritëm sikur ky i katëër ditëve të fundit, ka gjasë që deri me 22 tetor, ky subjekt të garojë me listë të bardhë, vetëm atëhere gazeta do të lahej nga mëkatet e shpifjeve.

E vërtetë tjetër, nga ajo që shkruan Vetëvendosje është edhe se portali është në shërbim të Imri Ahmetit.Kjo është e konfirmuar moti, qysh nga dhjetori i vitit të kaluar, nga goja e vetë kryetarit të Vetëvendosjes Selatin Retkoceri, i cili përkundër faktit se në një sondazh të organizuar nga gazeta, partia e tij kishte dalur më e votuara, për sondazhin e kishte thënë se ishte i porositur nga pushteti..Duhesh të jesh tepër zaif nga fiqiri, të besosh se mund të dalësh më i votuari, në një sondazh të porositur nga pushteti.

E vërtëtë tjetër, në ate cka shkruan Vetëvendosje, është kur gazetën Ulpianapres e cilëson si pseudoportal. Ani pse po në këtë pseudo portal, 5 aktivistë të saj, përfshirë edhe kryetarin e partisë, luteshin me mirësjellje për hapësirë në gazetë që tu botoheshin kolumnet e tyre, të cilat gazeta ua botoi. Per Vetëvendosjen Ulpianapress është pseudo portal, edhe kur aktivistë dhe zyrtarë të kësaj partie hiq më larg se para pak ditësh, krekoseshin duke shpërndarë sondazhin e kësaj gazete, madje me qëllim të mashtrimit të opinionit, duke e provuar ta shesin si mall të freskët, rezultatin e një sondazhi që datën e organizimit e kishte 9 dhjetorin e vitit të kaluar.

Për Vetëvendosjen nuk është shpifje vetëm ajo cka ata thonë, qoftë ajo edhe rrena më e madhe. E kanë të rezervuar të drejtën absolute mbi të vërtëtën. Për Vetëvendosjen nuk është shpifje, as kur kryetari i saj Selatin Retkoceri, trillon lajmin se pronari gazetës Granit Duriqi, kishte aderuar publikisht në LDK. Dhe vetëm, pas demantit të gazetës, kur faqebotës doli i turpëruar për rrenën e lansuar, Retkoceri, kërkoi ndjesë në inbox timin personal, duke provuar të arsyetohet, kinse ishte një gabim i tij i përvjedhur me padashje O paranojakë, mos i fajësoni tjerët nëse punët e shtëpisë i keni llugë dhe njerëzit ikin nga ju, po shkoni te naj hoxhë, se ndoshta ju bënë hajër. Se edhe ashtu moti jeni bo për hajmali.

Të ngjashme

By