Kurir-i vendos në ballinë Haradinajn dhe Thaçin, “vajton” formimin e ushtrisë!

Kurir-i vendos në ballinë Haradinajn dhe Thaçin, “vajton” formimin e ushtrisë!

Tirana ekstradon kosovarin nga Lipjani, i dënuar me 20 vjet burg

Votimi i projektligjit që hap rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës ka ngjallur reagime edhe nga mediet beogradase.

E përditshmja me e madhe në Serbi, “Kurir”, në numrin e nesërm (e premte) i ka kushtuar hapësirë në gjithë ballinën rreth FSK-së.

Fotoja e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi dhe ajo e kryeministrit, Ramush Haradinaj, është ilustruar në faqen e parë të kësaj gazete, transmeton Indeksonline

“Taci i Haradinaj napravili vosjku”, është titulli kryesor.

Ndërsa në nëntitullin e “Kurir”-it tregohet se si Lista Srspka bojkoti seancën e Kuvendit në Kosovë.

“Përfaqësuesit serbë braktisën seancën ku u miratua ligji mbi fashizmin e Ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ishin dëshmitarë të këtij provokimi”, thuhet ndër të tjera.

COMMENTS