Kurrikula e re shkollore dhe sfidat për zbatimin e saj

Kurrikula e re shkollore dhe sfidat për zbatimin e saj

Mollë me bollëk e cilësore në Llugaxhi të Lipjanit

Viti i ri shkollor 2018/19 karakterizohet me fillimin e zbatimit të Kurrikules së re shkollore në të gjitha nivelet parauniverzitare të shkollimit. Pyetja do të ishte sa jemi gati dhe a jemi përgatitur si shoqëri për një reformë rrënjësore në arsim. Ministria e arsimit, departamentet e arsimit në komuna, mediat, prindërit, shoqëria civile, nxënësit, mësimdhënsit dhe drejtuesit e shkollave a janë të informuar sa duhet dhe a jemi gati si shoqëri ta përballojmë një proces kaq të rëndësishëm, të mirëseardhur, të shumëpritur e shumëkërkuar nga shoqëria kosovare.
Korniza kurrikulare synon ta ndryshoj komplet qasjen ndaj mësimdhënjes dhe mësimnxënjes, kjo nënkupton ndryshim rrënjësor dhe tjetërsim, metamorfozë komplete e një sistemi arsimor. Ne jemi të dyshimt e shumë skeptik, nuk besojmë se si shoqëri jemi gati e të përgatitur për ti hyrë një procesi kaq të rëndësishëm për shoqërinë dhe shtetin tonë.
Kurrikula e re synon të jetë e bazuar në parime dhe kompetenca. Programet e mëparshme shkollore ishin të bazuara në permbajtje lëndore dhe mësim teorik. Mësimi praktik, kabinetik, kompjuterik e teknologjik i përshtatur me standardet ndërkombëtare dhe me BE-në ku nxënësit do ta kenë rolin qendror në orën mësimore dhe në plan programin mësimor. Nxënësi nuk do të shkruaj më hartime e as nuk do të mësoj vjersha përmendësh, nuk do të na tregoj se si i kishte kaluar pushimet verore në bjeshkë, fshat, te dajtë, tezet apo në det. Nxënësi me kurrikulën e re synon të jetë një kritik, lexues i pasionuar i romaneve dhe librave shkencor, nga ku më pas do të jap kritikë dhe analizë për ate që ka lexuar dhe kuptuar. Nxënësi do të hulumtoj dhe kërkoj në internet shkrime dhe hulumtime që do ta mbështesin studimin ose kritikën e tij.
Zhvillimi i kompetencave nga secili nxënës i shkollës parauniverziatare do të jetë në arritjen e këtyre parametrave:
Efektiviteti, Kreativiteti, Suksesi, Produktiviteti, Shëndeti dhe Përgjegjëshmëria (EKSPSHP)
1. Efektiviteti, synohet që secili nxënës të jetë folës, shkrues dhe komunikues i mirë i gjuhës amëtare dhe i një gjuhe të huaj.
2. Kreativiteti, të jetë në gjendje të mbështes me argumente mendimet dhe hulumtimet e veta,
3. Suksesi, secili nxënës duhet të jetë në gjendje ti njoh dhe dalloj përparsitë dhe mangësitë e veta në procesin e mësimnxënjes,
4. Produktiviteti, dëshira, gatishmëria, dashuria ndaj mësimnxënjes janë kushte për të qenë produktiv në punën e nxënsit.
5. Shëndeti, veprimet emocionale në raste të caktuara nuk janë vlerë e shtuar e nxënsit por mangësi të cilat duhet eleminuar.
6. Përgjegjëshmëria, secili nxënës duhet të jetë aktiv në shoqëri, familje dhe në shkollë, askush nuk ka të drejt t’ia cenoj të drejtat që i takojnë dhe duhet ti mbroj ato vet nëse i cenohen.
Të gjitha këto kompetenca që kurrikula e re shkollore parasheh për nxënësin vështirë që do të realizohen, kjo për faktin se nxënësit tonë lënë shumë për të dëshiruar dhe personalisht jam shumë skeptik që kjo reformë shpejt mund të zbatohet.
Reforma apo kurrikula e re shkollore prek edhe mësimdhënsit dhe drejtuesit e shkollave, ata do të jenë bartësit kryesor të zbatimit të reformës radikale shkollore. Mësimdhënsit dhe drejtuesit e shkollave duhet të disponojnë me këto veti dhe karakteristika:
Gjithëperfshirja, përshtatshmëria, koherenca, bashkëpunimi, autonomia, përgjegjësija dhe llogaridhënja (GPKBAPLL)
1. Mësimdhënsit duhet të jenë gjithëpërfshirës, duke krijuar kushte dhe ambient të pranueshëm për të gjithë nxënësit pa marrë parasysh gjininë, racën, etninë, kulturën, gjendjen ekonomike etj.
2. Përshtatshmëria, secili mësimdhënës duhet të zhvilloj procesin mësimor të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
3. Mësimdhënja e të nxanit e integruar duhet të jetë koherent në mes të gjitha lëndëve mësimore,
4. Bashkëpunimi ndërmjet mësimdhënësve në përgatitjen e planprogrameve të të njejtës lëndë në shkollën e njejtë por edhe në shkolla të ndryshme duhet të funkcionoj.
5. Autonomia dhe fleksibiliteti në zgjedhjen e planeve mësimore, teksteve shkollore, teknikat e mësimdhënjes duke iu përshtatur nevojave të nxënësve dhe nivelit të mësimnxënjes.
6. Përgjegjësia dhe llogaridhënja, secili mësimdhënës duhet të jetë përgjegjës për të gjithë nxënësit me të cilët zhvillon procesin mësimor, duhet të mbahet një evidencë në baza ditore për arritshmërinë dhe nivelin e mësimnxënjes të secilit nxënës veq e veq.
Kurrikula e re shkollore ajo që shkurtimisht u munduam ta shkruajmë më lart parasheh një transformim total të sistemit shkollor për çka vështirë mund të besojmë se do të jemi të suksesëshëm. Nëse do të mund të zbatohej kjo kurrikulë atëherë do të kishim përmirsim cilësor të arsimit dhe edukimit në vendin tonë. Cila do të jetë forca për zbatim na mbetet të presim e të shohim por mendojmë se një reformë kaq e thellë kërkon burime njerzore, profesionale, infrastrukturore, kuadro të shkolluara jasht vendit dhe mbi të gjitha racionalitet dhe veprim konkret.
Departamentet komunale na pohojnë se ka pasur një fushatë trajnimi dhe përgatitjejeje të mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave për tu përballur me këte reformë e cila gjithësesi se do të jetë sfiduese për të gjithë njerzit që janë kompetent dhe bartës të këtij proqesi tejet të vështirë. Mungesa e resurseve humane dmth. të kuadrove profesionale do të jetë një problem i pakapërcyeshëm për shumicen e shkollave tona. Po marrim një shembull ku deri dje një arsimtar i bazave të arsimit teknik si e kemi qujtur ne arsimtar i (BAT-it), ka ligjëruar lënden e tekonologjisë informative (TIK), krejt çka ka ditur ky mësimdhënës nga kompjuteri ka qenë hapja mekanike dhe mbyllja e qarkut elektrik të kompjuterit. Tani me kurrikulen e re arsimtari-mësimdhënsi duhet të njoh programe sowtverike, gjuhë të kompjuterëve, programim dhe kodim. Kemi dyshime të bazuara që ky problem professional do të mund të tejkalohet me 3-5 seanca trajnuese nëpër të cilat kanë kaluar mësimdhënsit dhe drejtuesit.
Infrastuktura shkollore, mungesa e hapsirave të nevojshme për mësim dhe kabinete, mungesa e teksteve dhe ushtrimoreve, kompjuterëve, internetit, kabineteve, sallave të kulturës sportive etj., janë vetëm disa nga parakushtet themelore të cilat duhet ti posedoj secila nga shkollat tona, mungesa e këtyre parakushteve gati do ta bëjë të sigurt dështimin e kësaj reforme shumë të pritur por e keqja është se ne jemi të papërgatitur për një ndërmarrje kaq të madhe dhe me vlerë. Teknika mësimore me programet e reja shkollore parasheh që nxënësit të mësojnë ma shumë apo thuajse krejtësisht nga të pamit si në: televizor, video projektor, kompjuter, video prezentime, audio vizive etj. Se si do të realizohet ky projket kur neve na mungojnë të gjitha mjetet dhe paisjet që kërkohen me kurrikulen e re shkollore dhe planet e reja mësimore që nuk mund të zhvillohen pa këto mjete të konkretizimit. Nëse politika ka llogaritur që mësimdhënësi do të jetë në gjendje të hulumtoj në Google/Internet, nga ku do të gjejë material për nevojet e tij e të nxënësve, për ta realizuar reformën shkollore, shpjegimin, ligjerimin e lëndës së caktuar para nxënësve, këtu mendoj se kompetentët-hartuesit e kësaj kurrikule ja kanë huqur komplet. Si ka mundësi që arsimtarët tonë të hulumtojnë arkivin e Google që konsiderojmë se është thesar i pashterrshëm ku mund të gfjendet gjithëçka, por sa ja vlen kjo kur ne gjeneratat e vjetra e të mesme që në shumicë jemi mësimdhënës në ciklin parauniverzitar e për fat të keq nuk dim asnjëren prej gjuhëve të huaja që janë zyrtare në KB, si do të sherbehemi dhe prej nga do të marrim materialet shkollore që duhet ligjeruar para nxënësve tonë. Sigurisht ne do të bëjmë përpjekje të gjejmë material në gjuhën shqipe. Pergjigjëja e shpejt e PC do të jetë: “ne kërkuam në arkivin tonë por nuk gjetëm asgjë nga ajo që ju kërkoni”.
Një prej kërkesave të kurrikulës është racionaliteti ku parashihet që mësimdhënsit dhe drejtuesit duhet të jenë racional dhe interesin personal ta përdorin për zbatimin e politikave në arsim. Kjo do të thotë që mësimdhënsit do të vendosin vet nëse kanë kohë dhe burime për ta zbatuar programin e kurrikules. Po llogarisim se një arsimtar i fizikes i ka gjithësej 100 nxënës me të cilët punon gjatë javës. Mësimdhënsi duhet të ketë një evidencë individuale për secilin nxënës, të hulumtoj dhe gjejë material mësimor, të zbatoj teknika të reja dhe të shfrytëzoj kabinetin për punë praktike, të krijoj dosjen e vlerësimit për secilin nga nxënësit, ta shkruaj planin ditor dhe javor, të bashkëpunoj me arsimtarët e lëndes së njejtë në shkollën e tij por edhe me shkollat tjera në komunë. Kemi dyshime të mëdha se kjo detyrë do të përmbushet nga mësimdhënësit.
Qeveria, ministria e arsimit, komunat është dashtë të përgatiten shumë ma herët për një projket kaq të rëndësishëm, të vështirë dhe zor i zbatueshëm. Menjëher pas lufte është filluar me programe të reja kurrikulare të cilat thuajse kanë dështuar në tërsi, tani kemi fillimin e dështimit të sigurt të kurrikulës së re e cila është shumë progresive por kemi mungesë të madhe të të gjitha resurseve dhe materialeve që i theksuam më lart në shkrimin tonë. Duke parë se po kërkohet që ky vit shkollor të jetë fillimi i zbatimit të kurrikules së re për mësimdhënje dhe mësimnxënje, atëherë është nevojë immediate që OJQ-të, specialistët e programeve shkollore, fakulteti i edukimit, ministria e arsimit, departamentet e arsimit nëpër komuna të veprojnë sa ma shpejt, të gjejnë njerz profesionist dhe të përgatitur, qoft brenda institucioneve ku ata punojnë ose edhe të i kërkojnë me konkurs, të krijojnë grupe profesionale, të thërrasin në ndihmë fakultetin e gjuhës angleze, të krijojnë një department të ri në MASHT, të fillojnë shpejt me hulumtim të materialeve në gjuhë të huaja, ti perkthejnë ato në shqip, ta krijojnë faqen ONLINE në internet ku si WEBSITE do të forcohet e plotësohet vazhdimisht me materiale të reja nga secila fushë apo lëndë mësimore për të ju mundësuar mësimdhënsve zhvillimin me sukses dhe përballimin e reformës kurrikulare për të cilën konstatojmë se ende nuk jemi gati.
Krejt në fund do të konkludonim:
– Kurrikula e re dhe reforma shkollore është imediate për sistemin tonë shkollor,
– Reforma është e vonuar por shumë e mirëseardhur,
– Reforma shkollore na ka gjetur të papërgatitur dhe me mungesë të madhe të profesionistëve dhe kuadrove për zbatim,
– Mungesë e madhe e trajnimeve dhe përgatitjes së mësimdhënësve dhe drejtuesve për tu përballur me implementimin e planeve të kurrikulës së re shkollore,
– Mungesa e infrastrukturës shkollore është problem tjetër që pengon zbatimin e reformës,
– Zbatimi me sukses i reformës në ndonjëren prej shkollave tona do të ngriste cilësinë e mësimdhënjes dhe mësimnxënjes,
– Përkushtimi për zbatim të reformës duhet të jetë i përgjithëshem, nuk guxojmë ta lëmë të na shkoj koti mundi dhe angazhimi si në reformat tjera,
– Ajo që është shkruar në kurrikulë duhet të zbatohet me përpikmëri,
– Nëse arrihet zbatimi i kurrikules shkollore atëherë do të kemi arritje pozitive në arsim,
– Moszbatimi i kësaj reforme nuk duhet të kaloj i pandëshkuar dhe i pavërejtur siq ka ndodhur disa herë më parë në vendin tonë,
– Duhet të caktohet përgjegjësia dhe ndëshkimi për ata që janë kompetent për zbatimin e reformave shkollore dhe kurrikulave.

COMMENTS