Kuvendarin Tasholli nuk e ndal as koronavirusi, viziton QMF-në në Gadime

Kuvendarin Tasholli nuk e ndal as koronavirusi, viziton QMF-në në Gadime

Kujdes, ky person mund të iu vjedhë kuletën nëse e takoni [Video]

Kuvendari i PDK-së së Lipjanit, Argjend Tasholli, pavarësisht që Kosova po përballet me virusin vdekjeprurës Covid-19, gjatë ditës së sotme qëndroi në QMF-në e Gadimes, ku vizitoi stafin, e të cilët i quan edhe Engjuj mbrojtës, percjell Ulpianapress.

Sipas njoftimit nga vetë Tasholli, në faqen e tij zyrtare e të cilën e shoqëron dhe me një foto, ai shprehet se aty mësoi disa udhëzime të mira nga stafi se si të mbrohemi nga Covid-19 dhe si të mos e përhapim atë.

Shënimi i plotë i kuvendarit Tasholli:

Në mëngjesin e sotëm i vizitova Engjujt mbrojtës(Mjekët dhe Infermierët).
Isha në vizitë në QMF-në e vendlindjes time në Gadime.
Kisha nderin të bashkëbisedoja me doktorët të cilët po japin maksimumin në shërbim të qytetarëve Gadimas, aty dëgjova shum gjëra të mira, si të mbrohemi nga covid-19 dhe si të mos e përhapim atë.
Zoti qoftë me ju të nderuar, neve na mbetët vetëm të lutemi që sëbashku ta kalojmë këtë pandemi.

COMMENTS