Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e 12-të me radhë

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e 12-të me radhë

Ramiz Lladrovci iu drejtohet qytetarëve

Kuvendi i Komunës, sot nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së dymbëdhjetë me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.
Fillimisht këshilltarët e Kuvendit kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njëjtën kohë kanë marrë përgjegjje nga drejtorët përkatës.
Ndërsa, drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani ka prezantuar raportin e shpenzimeve dhe të hyrave për periudhën Janar- Shtator 2018.
Po ashtu anëtarët e Kuvendit gjatë kësaj seance janë informua edhe për gjendjen e pronave komunale në zonën kadastrale në Konjuh që janë dhënë në shfrytëzim afatgjatë.
Kuvendi i Komunës së Lipjanit po ashtu gjatë ditës së sotme ka aprovuar Vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës, Vendimin e Planit orientues të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2019, Vendimin për zëvendësimin e anëtarës së Komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së palujtshme të Komunës dhe Vendimin për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete, njofton Zyra për Informim.

COMMENTS