KUVENDI PLANIFIKON 100 MIJË EURO PËR SHTATOREN E ADEM JASHARIT

KUVENDI PLANIFIKON 100 MIJË EURO PËR SHTATOREN E ADEM JASHARIT

Mesazhet mes rreshtave të Albin Kurtit për Molliqajn e Ymerin

Kuvendi i Kosovës ka planifikuar që në 2019 ta financoj ndërtimin e shtatores së komandantin legjendar Adem Jashari.

Në draft-buxhetin e 2019 të miratuar në Qeverinë e Kosovës, Kuvendit të Kosovës është paraparë t’i ndahet buxhet me vlerë prej 11 milionë e 155 mijë e 430 euro.

Prej këtij buxheti janë paraparë që të ndahen 100 mijë euro për ndërtimin e shtatores së heroit Adem Jashari.

Përveç ndërtimit të shtatores së Adem Jasharit, Kuvendi do t’i ndajë edhe 200 mijë euro tjera për memorialin për fermat e dhunuara gjatë luftës.

Pjesa më e madhe e buxhetit mbi 11 milionësh shkon për paga dhe mëditje.
7 milionë e 72 mijë euro janë planifikuar për paga dhe mëditje.

Ndërsa për mallra dhe shërbime janë planifikuar të shpenzohen 2 milionë e 212 mijë euro, ndërsa për shpenzime kapitale janë paraparë rreth 1.5 milion euro.

Në krahasim me vitin aktual, buxheti i Kuvendit të Kosovës do të zvogëlohet për gati 200 mijë euro.

Në 2018 buxheti i Kuvendit ishte 7 milionë e 261 mijë e 534 euro, ndërsa sipas draft-buxheti të 2019, buxheti i këtij institucioni është 7 milionë e 72 mijë e 430 euro.
Në investimet e tjera, Kuvendi i Kosovës ka paraparë të investoj 210 mijë euro për rregullimin e të gjitha hyrjeve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa 30 mijë euro tjera Kuvendi do t’i shpenzojë për krijimin e sistemit të integruar të wi-fi në ndërtesën e Kuvendit.

270 mijë euro të buxhetit të Kuvendit do të shkojnë për sistemin digjital konferencial të integruar e me përkrahje audio vizuele./kallxo.com

COMMENTS