KV Ulpiana siguron Superligën te femrat

KV Ulpiana siguron Superligën te femrat

Në Faqen Zyrtare të Komunës së Lipjanit, ashiqare nuk dijnë me lexue gazeta

Skuadra lipjanase, në ndeshje ne fundit, e siguroi inkuadrimin në Superligë, falë fitores shumë të rëndësishme si musafir kundër KV Fushë Kosovës me rezultat 3-2, njofton Ulpianapress.

KV Ulpiana pas këtij suksesi nuk ka harruar ti falenderojë të gjithë ata që i qëndruan besnik si në përkrahje financiare ashtu edhe morale.

Ja postimi i plotë i KV Ulpiana:

”Sonte Kv.Ulpiana vulosi hyrjen në Superligën e Kosovës, duke fituar ndaj ekipit musafir Kv.Fushë Kosova me rezultat 3:2.
Ne jemi shumë të kënaqur që pas një viti shumë punë dhe mund i arritëm qëllimet tona.
Ishte rrugë e gjatë dhe natyrisht se nuk do të mund t’ia dilnim pa ndihmën e të gjithëve juve.
Falenderojmë në radhë të parë Komunën e Lipjanit e cila na ka ndihmuar tej mase.
Falenderojmë Restaurant Centrum që gjithmonë kanë qenë të gatshëm për ndihmë e përkrahje.
Falenderojmë publikun sonte dhe çdoherë tjeter që kanë qenë prezent duke dhënë një përkrahje të fuqishme.
Në veçanti falenderojmë melodinë më të ëmbël të qytetit , zërin e të gjithë sportistëve të Lipjanit , tifozërinë e qytetit Ultras TIGRAT , të cilët na kanë motivuar deri në fund.
Ju premtojmë që Kv.Ulpiana nuk do të ndalet me kaq , kemi edhe shumë punë , shumë qëllime dhe aspirata për të ardhmen.
Me respekt
Kv.Ulpiana”

COMMENTS