Lajm tronditës për Agim Veliun!

Lajm tronditës për Agim Veliun!

Zyrtari i Qeverisë dënohet me burgim

Komunarët e Podujevës janë paditur nga një familje në fshatin Ballofc të Podujevës për shkak të moshapjes së rrjetit të kanalizimit, i cili është bllokuar që prej vërshimeve që ndodhin në fillim të këtij viti.
Banorët e rrugës “Mustafë Sheholli” thonë se edhe pas shumë ankesave që kanë bërë deri tash, zyrtarët komunalë nuk ua kanë zgjidhur këtë problem që e kanë qe 3 muaj. Ata po frikësohen se për shkak të bllokimit të rrjetit, ujërat e zeza mund t’u hyjnë brenda shtëpive. Halime Sheholli, e cila ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Podujevë, thotë se për telashet që u kanë ndodhur atyre, dikush duhet të marrë përgjegjësinë, shkruan sot Koha Ditore.
“Problemi ka filluar prej kur janë kanë vërshimet qe 3 muaj. Nuk është mbetur ditë pa shkuar dikush me iu thanë (zyrtarëve komunalë v.j.) hajdi se e kemi këtë problem. Kurrkush nuk u ardh. ‘Hajt se vijmë nesër, hajt se vijmë sot’, veç me na hjek prej dere. Gypat na u kanë mbyll, nuk e di kush e merr përgjegjësinë për këtë. Prej vërshimeve janë mbyll krejt, ma nuk ka qarkullua uji teposhtë. Nuk është në rregull me na lanë qe 3 muaj neve kanalizimin mbyllun”, ka thënë Halime Sheholli.
(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

COMMENTS