Ahmeti, kemi detektuar të gjitha mundësitë e së ardhmes së Lipjanit

Ahmeti, kemi detektuar të gjitha  mundësitë e së ardhmes së Lipjanit

Në intervistën dhënë gjatë emisionit Kontakt në Tribuna Chanel, kandidati i LDK-së për Kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti , ka theksuar se projekti i tij

Edhe Konjuhi LDK

Në intervistën dhënë gjatë emisionit Kontakt në Tribuna Chanel, kandidati i LDK-së për Kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti , ka theksuar se projekti i tij katërvvjecar, të cilin synon ta realizojë në mandatin e ri, është hartuar mbi bazën e eksperiencës së deritanishme në nivel komunal, e cila sipas tij ka mundësuar të dektektohen të gjitha mundësitë që do të ofronin shanse dhe mundësi të reja për zhvillimin e Lipjanit. Rëndësi të vecantë në programin e tij, Ahmeti i ka kushtuar zhvillimit ekonomik, për të cili tha se është ndër shtyllat kryesore të programit të tij. Këtu ai, si prioritet të vecantë ka përmendur zhvillimin e zonave ekonomike, në të cilat tha se aktualisht ëhtë kryer infrastruktura ligjore, ndërkohë që po punohet edhe në përgatitjen fizike të këtyre zonave, në mënyrë që vitet e ardhshme të ftohen investitorë të jashtëm dhe të vendorë për të investuar aty, e që sipas tij do të gjeneronin vende të reja të punës./Ulpianapress/
Me poshte mund ta ndiqni videon me intervisten e plote te Ahmetit

COMMENTS