AKK DETYRON DEPUTETIN LABINOT TAHIRI TË HEQË DORË NGA BIZNESET

AKK DETYRON DEPUTETIN LABINOT TAHIRI TË HEQË DORË NGA BIZNESET

Agjencioni Kundër Korrupsion kishte filluar hetimin ndaj deputetit të AKR-së Labinot Tahiri me dyshimin për konflikt interesi. Sipas këtij instituc

CILËSIA E AJRIT NË PRISHTINË VLERËSOHET “SHUMË E PASHËNDETSHME”

Agjencioni Kundër Korrupsion kishte filluar hetimin ndaj deputetit të AKR-së Labinot Tahiri me dyshimin për konflikt interesi.

Sipas këtij institucioni gjatë zhvillimit të procedurës identifikuese të rastit, është vërejtur se Tahiri figuron si person i autorizuar në dy biznese private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

Sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit kjo situatë paraqet konflikt të mundhëm interesi dhe mospajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik.

AKK ka kërkuar nga deputeti Labinot Tahiri që të heqë dorë nga njëra prej pozitave, shkruan Insajderi.

Pas kësaj kërkesë Tahiri për të shmangur konfliktin e interest ka hequr dorë nga hequr dorë nga bizneset.

Këtë veprim të tij sipas AKK-së e ka dëshmuar me dokumentacionet nga Agjensia e Regjistrimit të Bizneseve se nuk është më person i autorizuar në bizneset private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

“Duke hequr dorë nga përgjegjësitë dhe të drejtat e fundionit si person i autorizuar në bizneset privatejanë krijuar rrethana të reja dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interest dhe papajtueshmërisë në suhtrimin e funksionit public”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

AKK ka publikuar vendimin për mbylljen e ketij rasti, duke paralajmëruar se rasti mund të hapet në çdo kohë nëse paraqiten situate të reja. /Insajderi

COMMENTS