Ja çka bëri Albin Kurti pas përfundimit të mbledhjes së Vetëvendosjes

Ja çka bëri Albin Kurti pas përfundimit të mbledhjes së Vetëvendosjes

as tri orë takimi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes. Deputeti Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë sqarim para gazetarëve rreth diskutimeve

Të rinjtë ia përmendin Kadri Veselit Vetëvendosjen, reagimi i tij befasues (Video)

as tri orë takimi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes. Deputeti Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë sqarim para gazetarëve rreth diskutimeve në kryesi, ku nuk morën pjesë të dorëhequrit nga kjo parti.

I vetmi që ka folur ka qenë Ismajl Kurteshi i cili nuk ka dhënë detaje të shumta për ato çka është biseduar në këtë takim.

“Kryesia ka marrë këto vendime, përkrahim letrën e 82 aktivistëve të VV-se dhe kemi mirëpritur kthimin e Albulena Haxhiut në kryesi” ka thënë Kurteshi.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera. Nga selia është larguar deputeti Albin Kurti ndërsa është rikthyer Glauk Konjufca i cili ka thënë se është aty për të pritur një delegacion të ndërkombëtarëve.

Kujtojmë që Kurti është i vetmi kandidat për kryetar të partisë deri më tani, kurse afati për kandidim përfundon sonte në orën 00:00, shkruan Gazeta Metro.

Largimet nga Vetëvendosje ditët e fundit janë shtuar në numër.

COMMENTS