PACOLLI KËRKON TËRHEQJEN E NËNSHKRIMIT PËR SPECIALEN

PACOLLI KËRKON TËRHEQJEN E NËNSHKRIMIT PËR SPECIALEN

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga sekretari që emri i tij të tërhiqet nga nënshkrimet

Me opinga dhe i varfër, kështu ishte fëmijëria e deputetit kosovar i cili sot akuzohet për mashtrim (Foto)

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga sekretari që emri i tij të tërhiqet nga nënshkrimet për Ligjin për Speciale.

Pacolli këtë kërkesë e ka bërë me arsyetimin se në momentin e nënshkrimit nuk i është treguar e vërteta.

Ai thotë se këtë kërkesë e ka bërë para se të publikohen listat, duke shtuar se emri i tij më nuk do të duhej të figuronte në këtë të fundit.

“Kërkoj nga Parlamenti, konkretisht nga sekretari që emri im të hiqet prej listës së nënshkrimeve për projektligjin për shfuqizimin e ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Këtë kërkesë e kam bërë para se të publikohen listat. Në momentin që unë e kam kuptuar se për çka bëhet fjalë kam kërkuar që të tërhiqet emri im për shkak se nuk më është treguar e vërteta. Emri im më nuk duhet të publikohet në medie, për shkak se unë kam bërë kërkesë edhe zyrtarisht që të tërhiqet nënshkrimi im”, ka thënë ai.

COMMENTS