Rashinca e Gllavica të bindur në fitoren e Ismajlit

Rashinca e Gllavica të bindur në fitoren e Ismajlit

Në tubimin e organizuar nga Dega e PDK-së në Rashincë, me elektorat dhe simpatizantë nga Gllavica, u tha se me 22 tetor PDK dhe Naim Ismajli do të je

Naim ismajli shpalos programin qeverisës

Në tubimin e organizuar nga Dega e PDK-së në Rashincë, me elektorat dhe simpatizantë nga Gllavica, u tha se me 22 tetor PDK dhe Naim Ismajli do të jenë fitues dhe atë me fitore bindëse.

Banorët e Rashincës e të Gllavicës që sot i uruan fitorën kryetarit Ismajli sepse PDK dhe Naim Ismajli u dëshmua me menaxhim dhe qeverisje të mirëfilltë në këto vitet e pasluftës. Fehmi Mujota, kryetari i Degës së PDK-së, u shpreh i bindur se Naim Ismajli dhe PDK do të fitojnë pa balotazh e me një numër të konsiderueshëm të ulëseve në KK. “Rrugëtuam së bashku afro dy dekada, radhitëm shumë suksese, ndërtuam institucione por u përballëm edhe me sfida të cilat i tejkaluam bashkërisht. Vota juaj ishte garancë e qeverisjes së mirë dhe nuk mungoi asnjë herë. Kandidatët e ardhëshëm për KK janë të përgatitur profesionalisht dhe politikisht më mirë se të gjithë të tjerët nga subjektet tjera politike sepse e kanë aftësinë, guximin që ti artikulojnë kërkesat e juaja. Kryetari Naim Ismajli duke qenë udhëheqës I Asociacionit të Komunave të Kosovës, pastaj NALAS-it si dhe intelektual e doktor shkence e meriton që ta qeverisë komunën e Shtimes edhe një mandat dhe vota e juaj padyshim I’a mundëson këtë ”-u shpreh Mujota. I kandiduari për kryetar të komunës, Naim Ismajli, theksoi se Rashinca e Gllavica asnjëherë nuk kanë hezituar që votën ta destinojnë për PDK-në. Ai shprehu besimin se edhe në këto zgjedhje lokale PDK sërish me votën e tyre do të triumfojë.

”Nuk ka parti më të fortë e as kandidat serioz që e rrezikojnë PDK-në në këto zgjedhje. Kemi ecur së bashku në të gjitha këto vite të pasluftës, kemi investuar përmes projekteve të ndryshme. Programi im zgjedhor përmban 5 shtylla, duke filluar nga zhvillimi ekonomik e deri tek avancimi i rinisë, kulturës e sportit. Do t’i asfaltojmë ato segmente rrugësh dhe rrugicash të mbetura dhe pjesë të kanalizimit, nga rezervuari në Gllavicë të gjitha shtëpitë e Rashincës do të furnizohen me ujë cilësor brenda këtij viti, do të rregullojmë trotuare për shëtitje të lirë të banorëve, do të rregullojmë hapësira të gjelbëruara për rekreacion si dhe fusha sportive. Do të ngrisim një kolektor të ujit prej lumit në Carralevë , Petrovë e Mollopolc e deri në Vojnovc, ku do të ngrisim një impiant për ujëra të zeza, përmes një kredie të butë të lejuar nga Austria dhe Qeveria e Kosovës. Ndoshta më duhet ta ndërpres fushatën zgjedhore për të udhëtuar në Austri për nënshkrimin e kësaj kontrate. Do të angazhohemi për kategoritë në nevojë në komunën e Shtimes, që t’ju ofrojmë ndihma të ndryshme përfshirë këtu edhe sigurimin e ushqimit.” përfundoi kryetari Ismajli.

Sekretari e PDK-së në Shtime Rrahman Jakupi prezantoi kandidatët e kandiduar nga PDK për këshilltarë të Kuvendit të Komunës në zgjedhjet e 22 tetor 2017.

COMMENTS