Lansohet aplikacioni mobil “Janjeva Ecë”

Lansohet aplikacioni mobil “Janjeva Ecë”

Vërshim i rinisë drejt NISMËS së Lipjanit

Në kuader te projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, është lansuar sot në Janjevë aplikacioni mobil “Janjeva Ecë”, financuar nga Komisioni Evropian dhe implemtuar nga UNDP në bashkëpunim me OjQ/ Iniciativa për Histori Gojore (OHI).
Në këtë ceremoni lansuese të këtij aplikacioni prezent nga Komuna e Lipjanit ishte Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim Shkelzen Hajdini.

Drejtori Hajdini ka theksuar se projekte të tilla që ndikojnë në promovimin e trashigemisë kulturore janë të mirëseardhura. Ai tha se ne si komunë do të angazhohemi vazhdimisht në ruajtejn dhe promovimin e trashegimisë kulturore dhe rritjen e turizimit në Janjevë dhe në Komunën e Lipjanit.

Qëllimi i këtij projekti është që përmes mënyrave inovative dhe aktivitete të ndryshme të rrisin vetëdijesimin më të mirë të qytetarëve për trashegiminë kulturore në ruajtjen dhe interpretimin e tashegimise kulturore të përbashkët për gjenerat e ardhshme.
Në prezantimin e këtij aplikacioni të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Komisioni Europian, UNDP dhe Ambasada e Kroacisë Kosovë.

COMMENTS