LDK në Lipjan shënon 29 vjetorin, mungon Isa Mustafa

LDK në Lipjan shënon 29 vjetorin, mungon Isa Mustafa

Tasholli: Turp për Komunën e Lipjanit, rrugët krejt akull!

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur përvjetorin e themelimit në Lipjan pa kryetarin e tyre, Isa Mustafa, raporton Ulpianapress.

Të gjithë anëtarët e kësaj dege në Lipjan ishin të pranishëm për të shënuar këtë datë të rëndësishme për ta, por kryetari i partisë Isa Mustafa nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë tubim.

Kryetari i degës, njëherësh dhe kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përshëndeti të pranishmit duke thënë se “…Sot ne jemi krenar në Lipjan, LDK është e fort, është partia më e besuar, Dega më e konsoliduar dhe e veqanta- Dega me unike në nivel vendi fal mbështetjes së madhe të qytetarëve lipjanas.”

Fjalimi i kryetarit Ahmeti:

“ Ndihem i nderuar që sot në 29 vjetorin e Degës së LDK-së në emër të strukturave të deritanishme, në emër të gjithë anëtarëve e bartësve të përgjegjësive në struktuarat e Degës, në emër të FR , FG, të delegatëve të kuvendit të LDK-së , zonja dhe zotërinj, mysafir të tjerë dhe gjithë ju pjesëmarrës Urime 29 vjetori i Deges se LDK në Lipjan.
Sot ne jemi krenar në Lipjan, LDK është e fort, është partia më e besuar, Dega më e konsoliduar dhe e veqanta- Dega me unike në nivel vendi fal mbështetjes së madhe të qytetarëve lipjanas.
Ne do vazhdojmë me përkushtim pa dallim të punojmë në çdo lokalitet me korrektësi dhe përgjegjësi për të përmbushur objekivat tona.
Momentumi kërkon kohezion e unifikim të gjeneratave nga themeluesit deri te anëtarët më të rinjë, LDK në këto zgjedhje i duhet të vendos vet, duke ndërtuar bashkëpunim e veprim të përbashkët sepse Republika jonë ka nevoj për LDK unike e të fortë, për një LDK që zhvillon vendin dhe ruan miqësinë me aleatët e përhershëm e në veqanti me SHBA”.

Në emër të Kryesisë së LDK-së për punën dhe aktivitetin i falenderoi sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

COMMENTS