Lëndohet mesfushori i Arbërisë, klubi i del në përkrahje financiare për shërimin e tij

Lëndohet mesfushori i Arbërisë, klubi i del në përkrahje financiare për shërimin e tij

LISTA SERBE DEL NGA QEVERIA, KALON NË OPOZITË

Futbollisti i Arbërisë së Lipjanit, Driton Selimi ka pësuar një lëndim të rëndë.

Selimi ka dëmtuar Ligamentin Qendror ACL, madje ky lëndim ka përfshirë edhe miniskusin e tij, përcjellë Gazeta Olle.

E një operacion i tillë futbollistit pritet t’i kushton rreth 2 mijë e 800 euro, bën të ditur faqja zyrtare e klubit të Arbërisë.

Këta të fundit kanë shkruar se do t’i dalin në ndihmë futbollistit në forma të ndryshme.

Më poshtë njoftimin nga KF Arbëria:

Lojtaret tanë janë vërtetë heronjët tanë,

Ata i dedikuan fitoren e Istogut lojtarit tonë Driton Selimi i cili ka pësuar një lëndim të rënd i cili bëhet fjalë për Ligamentin Qendror ACL madje ky lendim ka përfshirë dhe miniskusin!
Tani e gjithë vëmendja është tek ndihmesa e lojtarit tonë Driton Selimi i cili këtë lëndim nuk mund ta tejkalojë pa operacion i cili kap një kosto prej 2.800€.
Neve na mbetet si klub por edhe si përkrahës të klubit të sakrifikohemi secili nga pak për ti dalur në ndihmë lojtarit tonë!

Ne e dijm se KF Arbëria ka përkrahës të mirë dhe se krejt bashkë do kontribojm që Dritonin ta operojm dhe ta rikthejm në fushë sa më shpejtë!

COMMENTS