Limaj: Ankesa e Rashiqit, pjesë e pazareve me Albin Kurtin

Limaj: Ankesa e Rashiqit, pjesë e pazareve me Albin Kurtin

Këshilltari i Presidentit: Ushtria më 2018, anëtarësimi në BE dhe NATO më 2025

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ankesa e kreut të koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, ishte pjesë e pazareve me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.

“Ankesa e Rashiqit ishte pjesë e pazareve me Albin Kurtin”, ka thënë Limaj.

Limaj tha se Lëvizja Vetëvendosje u mundua që t’i grabisin Nismës tre deputetë.

Sipas tij, ankesë formale bënë tre deputetët, por në fakt sipas tij, këtë e bëri Lëvizja Vetëvendosje.

“Subjekti politik, Vetëvendosje është ankuar përmes tre kandidatëve për deputet”, tha Limaj.

Ai thotë se u befasua me Lëvizjen Vetëvendosje, se si fillimisht i quajti votat e ardhura nga Serbia si kriminale dhe të paligjshme, dhe pastaj kërkon që pikërisht këto vota të rikthehen si të ligjshme.

“Si është e mundur që tri kumtesa rresht t’i lëshojë Lëvizja Vetëvendosje kundër këtyre votave serbe, dhe përfaqësuesit e kësaj partie në KQZ të kërkojnë në mbledhje anulimin e këtyre votave, ndërkohë që bëjnë ankesë në Supreme, t’i rikthejnë këto vota të paligjshme”, tha i pari i Nismës për blic.

Limaj ka vlerësuar lartë vendimin e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme që të anulohen votat e ardhura nga Serbia, duke shtuar se këto vendime e çuan Kosovën drejt një shteti ligjor.

“Falënderoj ata burra e gra, që morën vendime të ligjshme, që janë edhe gardianë të ligjshmërisë”, tha ai.

COMMENTS