“Limaj e Ahmeti nuk do të udhëtojnë më në Bruksel”

“Limaj e Ahmeti nuk do të udhëtojnë më në Bruksel”

Zbulim i pabesueshëm në kryeqytetin e Italisë, kjo u gjet poshtë rrugës

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se Shpend Ahmeti është bërë pjesë e grupit të dialogut vetëm që të largohet nga problemet dhe dështimet me të cilat po përballet kryeqyteti.

“Për z.Ahmeti kjo ka qenë një tentim me u largu prej dështimeve në Prishtinë, duke thënë se tashmë po merrem me probleme më të mëdha. Ndërkohë dështimet po ndodhin edhe në Prishtinë edhe në Bruksel”, ka thënë Abrashi në FRONTAL të T7.

Ndërkohë deputeti i LDK-së, ka folur edhe rreth dialogut të Brukselit, dhe takimit të sotëm që delegacioni kosovar i prirë nga Limaj e Ahmeti kanë pasur me zyrtarë të BE-së.

Sipas Abrashit ky do të jetë edhe udhëtimi i fundit i këtij delegacioni drejt Brukselit, pasi që këto takime të tilla janë qesharake dhe sa për sy e faqe.

“Unë besoj që ata pasi të kthehen sot nga Brukseli nuk do të shkojnë më, sepse janë takime sa për sy e faqe. Ata me qenë të mençur nuk e bëjnë fare publik këtë takim, sepse është qesharake se për çfarë kanë shkuar aty”, ka thënë ndër të tjera zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi në FRONTAL, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se dialogu i Brukselit ka stagnuar, dhe ky delegacion nuk ka se çfarë kërkon më në takime të tilla.

Në udhëtimin e parë të këtij delegacioni,, në Bruksel janë pritur nga përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini. Ndërsa në takimin e sotëm, ata janë pritur nga një përfaqësuese e BE’së dhe zëvëndëse e Mogherinit

COMMENTS