Limani-Hajnuni për rrëzimin e Qeverisë Kurti: Ne kemi kërkuar votën për Vjosën kryeministre, e jo për Albinin

Limani-Hajnuni për rrëzimin e Qeverisë Kurti: Ne kemi kërkuar votën për Vjosën kryeministre, e jo për Albinin

Limani-Hajmuni: Gratë të jenë gjysma e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës

Në seancën e së mërkurës, për mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është shkarkuar Qeveria Kurti, e cila si partner qeverisës kishte LDK-në, ku këtë mocion e kanë përkrahur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni ka shfrytëuar faqen e saj zyrtare duke thënë se në zgjedhjet e fundit ata që kanë qenë në listën e LDK-së dhe votën e kanë kërkuar për LDK-në dhe për Vjosën Kryeministre, de jo për Albinin e për Vetëvendosje, njofton Ulpianapress.

Ajo tutje ka shtuar se kryeneçësia e kryeministrit në detyrë për t’ju shmangur përgjegjësive të veta, shkaktoj tollovi në politikën ndërkombëtare duke vendosur Kosovën që në kohë pandemie, të zgjedhë mes BE-së ose SHBA-së.

Shënimi i plotë i deputetes Limani-Hajnuni:

”Të nderuar qytetar
Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht, ne jemi dhe do mbetemi deputete të LDK-së. Në zgjedhjet e fundit ne kemi qenë në listën e LDK-së dhe votën tuaj e kemi kërkuar për LDK dhe për Vjosën Kryeministre.
Jo për Albinin e për Vetëvendosje.
Sepse kemi BESUAR që vetëm LDK dhe Vjosa kanë vullnetin dhe mund t’ja dalin me sfidat që sot po përballet Kosova. Edhe sot BESOJMË dhe mendojmë njëjtë. Gjithashtu kemi mëndu që z.Kurti as nuk mundet e as nuk dëshiron të jetë kryeministër i vendit në këtë kohë.
Me që LDK nuk u rendit e para, kemi menduar që ne duhet të shkojmë në opozitë. Sepse tani më është vërtetuar që dy partitë e para nuk mund të formojnë qeveri stabile. Shto kësaj edhe egon e z.Kurti për të qenë i gjithëdijshmi dhe i plotfuqishmi.
Fillimisht, kryeneçësia e kryeministrit për t’ju shmangur përgjegjësive të veta, shkaktoj tollovi në politikën ndërkombëtare duke vendosur Kosovën që në kohë pandemie, të zgjedhë mes BE-së ose SHBA-së. Pastaj, arroganca e kryeministrit për të shkelur marrëveshjen e partneritetit me LDK, e që për të njëjtën gjë LDK i ka vendos vijë të kuqe PDK-së, bëri që kjo qeveri të bije.
A kemi gabuar që kemi votuar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë!?
Duke u bazuar në atë që u tha më lart, kemi gabuar që kemi votuar pro zgjedhjes së tij si kryeministër!
Megjithatë, pavarësisht bindjeve tona ndryshe, në të dy rastet kemi respektuar vendimet e “shtëpisë tonë”- LDK-së, shtëpi ku jemi rritur politikisht. Dhe kjo nuk do thotë që ne jemi kundër atyre që edhe patën bindje edhe votuan ndryshe.
Por të dashur votues të LDK-së, jemi të bindur që LDK asnjëherë nuk do mund të dal e para, nëse vazhdojmë ta lejojmë Albinin që luftën e tij për ego personale me të tjerët, ta zhvilloj në “territorin e LDK-së”. LDK duhet të i besoj vetës para se t’i besoj Albinit dhe gjithë të tjerëve. Ne nuk duhet të ju shkojmë pas thirrjeve linçuese ndaj njerëzve të LDK-së.
Jemi të vetëdijshëm, që LDK fare pakë investon në imazhin publik, për dallim nga Albini dhe VV që propagandën e kanë armë të fortë, madje duke i kushtuar rëndësi edhe simbolikës në fotografi!
Natyrisht, LDK duhet të punoj edhe në këtë fushë. Por deri atëherë, kjo është LDK dhe të tillë duhet ta pranojmë.
LDK dhe Kosova mbetet e fuqishme, kur në krah ka edhe SHBA-në edhe BE-në”.

COMMENTS