Lipjan: Banorët e rrugës ‘Fehmi Jupa’ kërkojnë ndërhyrjen e komunës (Foto)

Lipjan: Banorët e rrugës ‘Fehmi Jupa’ kërkojnë ndërhyrjen e komunës (Foto)

Sulmon policin, arrestohet një person në Lipjan

Banorët e lagjes ‘’Fehmi Jupa’’ në Lipjan prej më shumë se 7 vjetësh përballen me mungesë të infrastrukturës rrugore, njofton Ulpianapress.

Ata kërkojnë nga Komuna asfaltimin e rrugës me gjatësi prej rreth 1 kilometre. Ata në mënyrë të organizuar kanë deponuar një peticion në Komunë, mirëpo sipas tyre asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Enver Ismaili, banor i kësaj lagje, ka thënë se Komuna asnjëherë nuk e ka marrë ndonjë veprim për asfaltimin e rrugës, e cila është degraduar shumë. Sipas tij, Komuna asnjëherë nuk u ka kthyer përgjigje kërkesave të tyre, madje për këtë çështje banorët e kësaj lagje kanë berë edhe një peticion të cilin e kanë dërguar në Komunë.

Në anënë tjetër drejtori i Shërbimeve Publike, Ilir Tasholli ka thënë se sa i përket rrugës “Fehmi Jupa”, Komuna disa herë ka njoftuar banorët se në lidhje me hapjen dhe asfaltimin e kësaj rruge, ka probleme pronësoro-juridike të cilat kërkojnë zgjidhje.

“Komuna e Lipjanit ne kuader te planifikimeve buxhetore per Infrastrukure, cdo vit planifikon asfaltimin e rrugeve ne qytetin e Lipjanit. Edhe kete vit gjithashtu jane te planifikuara asfaltimet e disa rrugeve ne Lipjan. Sa i perket rruges se lartpermendur Komuna disa here ka njoftuar banoret se ne lidhje me hapjen dhe asfaltimin e kesaj rruge, ka probleme pronesoro- juridike te cilat kerkojne zgjidhje. Komuna ka vendosur kete rruge dhe disa rruge te tjera ne qytetin e Lipjanit ne listen e rrugeve me prioritet sa i perket zgjidhjes se qeshtjeve pronesore. Vlen te theksohet se procedurat e shpronesimit kerkojne aplikimim e ligjeve ne fuqi dhe te njejtat kerkojne afate me te gjata kohore”, ka thënë Tasholli për Ulpianapress.

COMMENTS