Lipjan, nxënësit shesin ushqimet, paratë u dedikohen personave në nevojë

Lipjan, nxënësit shesin ushqimet, paratë u dedikohen personave në nevojë

Bekim Brestovci pritet si hero në Lipjan

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Luma” në Komunën e Lipjanit është shënuar sot Muaji i Solidaritetit.

Nën moton: “Dora ime e vogël, lë shenjë të madhe” nxënësit e kësaj shkolle përgatitën ushqime nga më të ndryshmet, ndërsa paratë e grumbulluara do t’u dedikohen personave në nevojë.

Muaji i Solidaritetit ka vazhduar gjatë tërë këtij muaji.

Driton Sadiku, drejtor i SHFMU ‘’Ismail Luma’’, ka thënë se mjetete e grumbulluara do t’i dedikohen familjeve me kushte të rënda sociale.


/Indeksonline/

COMMENTS