Lipjanasi ofron hotelin në Golem për të prekurit nga tërmeti

Lipjanasi ofron hotelin në Golem për të prekurit nga tërmeti

Kryetari Ahmeti punon edhe të shtuneve (Foto)

Kosovarët hapen dyert e shtëpive të tyre për të strehuar të gjithë ata që u preken nga tragjedia e tërmetit në Durrës.

Për këtë shumë qytetarë nga mbarë Kosova po shfrytëzojnë edhe rrjetet sociale për të lajmëruar se janë të gatshëm të pranojnë familjet nga Shqipëria, njofton Ulpianapress.

Këtë e ka bërë edhe Bekim Kryeziu nga Lipjani i cili ka në dispozicion një hotel në Golem të quajtur ‘’Ulpiana’’.

Ai në shënimi e tij ka thënë se Bashkia e Kavajës mund të planifikoj që në mënyrë të organizuar të strehoj familje që kanë nevojë për strehim në kēto ditë të vështira për popullin tone.

Shënimi i plotë i Kryeziut:

Strehim për të dëmtuarit nga termetet në Shqipëri
Hotel “Ulpiana” në Golem është në dispozicion të vëllezërve tanë shqiptarë që janë dëmtuar dhe kanë mbetur të pastrehë nga termetet e fundit në Shqipëri.
Si çdoherë kur ishte e nevojshme, për vëllezërit nga Kosova gjatë luftës, edhe tani gjatë fatkeqësisë natyrore, familja jonë Kryeziu, jemi të gatshëm për të strehuar banorë që kanë mbetur pa kulm mbi kokë në Shqipëri.
Bashkia e Kavajës mund të planifikoj që në mënyrë të organizuar të strehoj familje që kanë nevojë për strehim në kēto ditë të vështira për popullin tonë.
Gjithashtu j’u kërkojmë vëllezërve tanë nga Kosova që ndihmat më shumë të koncentrohen në ushqime, veshmbathje dhe mjete financiare, sepse qështja e strehimit në Kosovë êshtë më e vështirë për të dëmtuarit nga termetet, përkundër dëshirës së shumë qytetarëve nga Kosova qê kanë ofruar ndihmë edhe për strehim!
Duke j’u shprehur ngushëllimet e sinqerta të gjitha familjeve të viktimave nga termetet, urojmë dhe shpresojmë të mos ketë më viktima dhe të mbijetuarit të kthehen në shtëpitê e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur.No photo description available.Image may contain: indoorImage may contain: house and outdoor

COMMENTS