Lipjani bëhet edhe me një klub futbolli (Foto)

Lipjani bëhet edhe me një klub futbolli (Foto)

Edhe partitë në pushtet kërkojnë që të rritet roli i Kuvendit në dialogun me Serbinë

Lipjani për herë të parë në histori bëhet me dy klube të futbollit. Prej mbrëmë KF Ulpianës, edhe zyrtarisht iu shtua një rival i qytetit me emrin KF Lipjani.Image may contain: 5 people, people sitting, people eating, table, indoor and food

Klubi i futbollit, paraprakisht i ka përfunduar të gjitha procedurat e regjistrimit dhe pranimit në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe nga vjeshta e vitit të ardhshëm, për herë të parë do të startojë me lojëra në kuadër të Ligës e Dytë të Kosovës.

Ky vlerësohet të jetë moment i mirë për sportin e Komunës së Lipjanit, pasi deri më sot Lipjanit i ka munguar një derbi I qytetit. KF Lipjani do të stratojë këtë vit vetëm me grupmosha të reja, ku trajnerë pritet të jenë Visar Bardhi, Milot Rexhepi, Shyqeri Salihu, Hysen Arifi dhe Apollon Ajeti.Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor

Në themelimin e klubit nuk kanë munguar as donatorët, e sidomos nga bashkatdhetarët tanë, duke veçuar këtu kontributin e jashtëzakonshëm të Jeton Gashit, i cili është edhe kryetar i klubit.Image may contain: 1 person, standing

Gashi në ceremoninë e zyrtarizimit të klubit u shpreh se për dallim prej kryetarëve që udhëhoqën me KF Ulpiana, e të cilët sipas tij kanë luajtur me djersën e sportistëve, Gashi tha se ai si kryetar i klubit të ri, do të udhëhiqet me parimin e frikës nga Zoti dhe nuk do ti hyjë në hak asnjërit lojtar, duke respektuar me përpikëri çdo kontrate të arritur me ta./Ulpianapress/Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

COMMENTS