Lipjani e nis ditën mbarë/ Shërohet një tjetër pacient, asnjë rast i ri qe dy ditë me COVID-19

Lipjani e nis ditën mbarë/ Shërohet një tjetër pacient, asnjë rast i ri qe dy ditë me COVID-19

Aksident në Lipjan (Video)

Shërohet edhe një tjetër qytetar i Komunës së Lipjanit i prekur nga COVID-19 duke e çuar numrin total të atyre që e kanë fituar këtë betejë në 2 persona.

Lajmi konfirmohet nga kryetari i degës së PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani, i cili tha se personi nga Krojmiri sot pritet të lirohet nga Qendra e Infektivës në Prishtinë, pasi ka rezultuar negativ në dy testet e bëra sot.

Shënimi i plotë i Rizanit:

“Sot, mora konfirmimin se (personi A.O) nga Krojmiri pritet të lirohet nga Qendra e Infektivës në Prishtinë i cili ishte i infektuar me COVID -19.
Qytetari i cili ishte i infektuar, sot ma ka konfirmuar vet nëpërmjet telefonit dhe më ka falenderuar për kujdesin dhe interesimin për të gjatë kësaj kohe.
Unë si kryetar i PDK-së Dega në Lipjan i’u dëshiroj shërim të shpejt edhe për të gjithë infektuarit të tjerë”, shkruan Rizani.

Lipjani vijon me të tjera lajme të mira në këtë betejë me Covid-19, pasi që dy ditë nuk ka pasur asnjë person që ka rezultuar pozitiv në testimin e Covid-19./Ulpianapress/

COMMENTS