Lipjani me rrethinë prej 2 muajsh përballet me mungesë uji

Lipjani me rrethinë prej 2 muajsh përballet me mungesë uji

Hoxha i Janjevës “reagon” me një thënie nga Muhammedi

Banorët e Lipjanit me rrethinë prej më shumë se 2 muajsh po përballen me ndërprerje të shpeshta të ujit të pijshëm që furnizohen nga KUR “Prishtina”.

Telashe të tilla më së shumti po paraqiten për banorët nëpër katet e larta banesore. Për furnizim të rregullt me ujë 24 orë në ditë, kësaj kompanie i duhen dhjetëra hektarë për të bërë hapje të reja të puseve, mirëpo mundësitë financiare ia pamundësojnë një kosto të lartë për shpronësime të pronave private, shkruan Koha Ditore.

Derisa banorët e Lipjanit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, Komuna gjatë këtij viti në bashkëpunim me organizata të ndryshme kanë bashkëpunuar për hapjen e 60 puseve nëpër lokalitete të ndryshme.

Ilmi Bublica, menaxher i KUR “Prishtina” në Lipjan, ka thënë se qytetarët duhet t’i shlyejnë obligimet milionëshe ndaj kompanisë për të planifikuar projekte të tilla madhore.

COMMENTS