Lipjani ndalon zhurmën pas orës 22:00

Lipjani ndalon zhurmën pas orës 22:00

Deklarohen nga Policia dhe Prokuroria: Personi i dyshuar për vrasjen e 36 vjeçarit ende në arrati

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurimit të qetësisë gjatë orës së vonshme të natës, Komuna e Lipjanit ka njoftuar subjektet afariste të identifikuara si burim i zhurmës që ta ndalin atë.

Në njoftim e komunës kërkohet nga bizneset në lëminë e tregëtisë dhe hotelerisë që pas orës 22:00 të ndalin zërin e muzikës. Po ashtu, gjatë kohës së lejuar të muzikës, të ketë volum mesatarë në mënyrë që nuk e pengon qetësinë e qytetarëve dhe që nuk bie në kundërshtim me normat për rendin dhe qetësinë publike, percjell Ulpianapress.

“Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka marrur vendim që obligon subjektekt e biznesit në lëminë e tregëtisë dhe hotelerisë, që pas orës 22:00 të ndalin zërin e muzikës. Po ashtu, gjatë kohës së lejuar të muzikës, të ketë volum mesatarë në mënyrë që nuk e pengon qetësinë e qytetarëve dhe që nuk bie në kundërshtim me normat për rendin dhe qetësinë publike.
Vendimi u morr në pajtim edhe me peticionin e banorëve të Sheshit “Adem Jashari”.

COMMENTS